Begaj dekreton emërimin e Riza Poda si Ambasador të Shqipërisë në Kinë

Shqipëria

Begaj dekreton emërimin e Riza Poda si Ambasador të Shqipërisë në Kinë

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 16:41
Presidenti Bajram Begaj

Presidenti Bajram Begaj dekretoi emërimin në detyrë të Riza Poda si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Kinës, rezident.

Gjithashtu Poda do të ketë funksionin diplomatik si Ambasador i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Republikës së Shqipërisë në Republikën Popullore të Bangladeshit, në Republikën Popullore Demokratike të Koresë, në Republikën Socialiste të Vietnamit, në Mongoli dhe në Mbretërinë e Tajlandës, jo rezident.

Gjatë seancës dëgjimore në Komisionin e Politikës së Jashtme, Poda u shpreh se mungesa e një linje direkte fluturimi Pekin-Tiranë-Pekin përbën një nga shkaqet jofavorizuese si për rritjen e shkëmbimeve tregtare ashtu edhe për numrin e vogël të turistëve kinezë në vendin tonë.

Poda tha se hapja e linjës direkte Pekin-Tiranë-Pekin do të jetë një nga sfidat dhe objektivi parësor gjatë mandatit të tij si ambasador në Kinë.

Sipas tij, Kina përbën një treg me përmasa kontinentale me potencial kolosal tregtar dhe turistik të pashfrytëzuar si duhet nga ana jonë për arsye të ndryshme.

“Një linjë ajrore direkte që lidh të dyja vendet besoj se do të shënojë një bum të pallogaritshëm të fluksit të turistëve kinezë drejt Shqipërisë dhe vendeve të tjera të rajonit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat