“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë, të aplikojë

Shqipëria

“Misioni ynë diplomatik në Bruksel hap dyert”, Rama: Kush ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë, të aplikojë

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 16:57
Foto ilustrim

Grupi diplomatik shqiptar po kërkon për punonjës të rinj të cilët janë të interesuar të punojnë për anëtarësimin e Shqipërisë drejt Bashkimit Evropian.

Në videon e publikuar nga kryeministri Edi Rama tregohet mënyra e aplikimit.

“MISIONI YNË DIPLOMATIK NË BRUKSEL HAP DYERT për çdo shqiptar e shqiptare, brenda apo jashtë vendit, që ka pasionin patriotik, ambicien profesionale dhe aftësinë për t’u bërë pjesë e #TeamALBANIA në kryeqytetin e Europës, e për të kontribuar atje në anëtarësimin e SHQIPËRISË2030 në Bashkimin Europian”, shkruan Rama.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat