Festa e Pavarësisë! Presidenti Begaj pret valltarët e vegjël shqiptaro-amerikan, pjesë e shoqatës “Rrënjët shqiptare”

Shqipëria

Festa e Pavarësisë! Presidenti Begaj pret valltarët e vegjël shqiptaro-amerikan, pjesë e shoqatës “Rrënjët shqiptare”

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 17:00
Institucioni i Presidentit të Republikës hapi sot dyert për një grup fëmijësh shqiptaro- amerikanë

Institucioni i Presidentit të Republikës hapi sot dyert për një grup fëmijësh shqiptaro- amerikanë, të cilët ndodhen në Shqipëri për të festuar Ditën e Pavarësisë.

Grupi, i përbërë nga artistë valltarë, është pjesë e shoqatës “Rrënjët shqiptare”, e drejtuar nga Marko Kepi. Me origjinë nga trevat shqiptare dhe veprimtari në Neë York, nxënësit dhe përfaqësuesit e shoqatës “Rrënjët shqiptare” kanë ruajtur gjuhën amtare dhe traditat e të parëve të tyre.

Kreu i Shtetit shprehu dashamirësinë për grupin e artistëve, që me shumë pasion vijojnë të ruajnë dashurinë për vendin dhe traditat, si dhe i përgëzoi ata për veprimtarinë e tyre. Presidenti Begaj vuri theksin mbi bashkëpunimet dhe mundësitë mbi vizitat në tryezën mike të “Rrënjëve shqiptare” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Drejtuesi Marko Kepi i dha Presidentit të Republikës një vlerësim në emër të shoqatës, duke i shprehur falënderimet për premtimin e mbajtur, si dhe për punën që bën për kombin shqiptar dhe për të gjithë shqiptarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat