Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim paqësor në Elbasan

Shqipëria

Vrasja e Martin Canit, nxënës, mësues dhe prindër me marshim paqësor në Elbasan

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 18:56
Marshim

Një protestë për sigurinë në shkolla është zhvilluar pasditen e sotme edhe në qytetin e Elbasanit, për ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë pranë shkollës “Fan Noli” në kryeqytet, ku 14-vjeçari Martin Cani u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.

Ndryshe nga kryeqyteti ku sensibilizimi pas ngjarjes së rëndë ka qenë maksimal, me disa protesta radhazi para Ministrisë së Arsimit, pjesëmarrja në organizimin e Elbasanit ka qenë tejet minimale, ku më pak se 20 persona kanë dalë në shesh.

Disa adoleshentë pjesëmarrës në protestë mbajnë në duar pankarta me foton e të ndjerit Martin Cani, ndërsa marshimi ka qenë paqësor.

Mësues dhe prindër që morën pjesë thanë se gjithçka nis nga familja, ndaj sensibilizimi duhet të jetë maksimal pas vrasjes së 14-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat