“Më shumë u gëzova unë për lirimin e Berishës, se sa ju”, Lela përplaset me Currin: Je për teatër, jo për politikë

Shqipëria

“Më shumë u gëzova unë për lirimin e Berishës, se sa ju”, Lela përplaset me Currin: Je për teatër, jo për politikë

Më: 27 nëntor 2024 Në ora: 23:22
Curri, Lela

Analisti Arjan Curri dhe Alfred Lela janë përfshirë në një debat të ashpër në studion e Top Story në Top Channel këtë të mërkurë.

Analisti ironizoi duke thënë se më shumë është gëzuar ai për lirimin e kreut të PD, Sali Berisha se sa vetë demokratët.

Curri: E deshët vulën jua dhanë, donit lirimin jua dhanë, do ju japin edhe ndonjë lek për fushatë vetëm që mos të qaheni, kjo është dinakëri e Ramës.

Lela: Për skenar aktrimi të admiroj, si lexues i politikës lidhu me Çulin, s’je duke lexu politikë Curri.

Curri: Ju jeni mërzitur që ka dalë, më shumë po gëzohem unë se sa ju. E ka ngritur Berishën në atë nivel që është.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat