Shqipëria sot shënon 28 nëntorin.
Ajo feston 112 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.
Me këtë rast, kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, e ka zgjedhur një mënyrë tejet të veçantë për t’i uruar të gjithë shqiptarët.
Ai në Facebook e ka postuar një video nën koreografinë e disa valltarëve të shoqëruar nga kënga “Për ty atdhe”, të kënduar nga tenori i njohur nga Kosova, Ramë Lahaj.