Një kopje e rrallë e dokumentit të Pavarësisë, studiuesi Konomi: Iu dërgua Fan Nolit në vitin 1938. Nuk bëhet fjalë për origjinalin, por është një pasuri!

Shqipëria

Një kopje e rrallë e dokumentit të Pavarësisë, studiuesi Konomi: Iu dërgua Fan Nolit në vitin 1938. Nuk bëhet fjalë për origjinalin, por është një pasuri!

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 09:09
Ilir Ikonomi

Studiuesi dhe gazetari Ilir Ikonomi, ka treguar se gjetur në Boston një kopje të Dokumentit të Pavarësisë, që i është dërguar Fan Nolit, nga Shqipëria në vitin 1938.

Në një intervistë në emisionin “ABC e Mëngjesit” në ABC News, ai foli për këtë moment, duke shpjeguar se ndonëse nuk bëhet fjalë për, ajo gjithsesi mbetet një pasuri.

“Ishte një kopje e rëndësishme sepse i drejtohej Fan Nolit nga një mik i tij. Dokumenti i kopjuar nga Lef Nosi, iu dërgua shumë personaliteteve të njohura, mes tyre ministrit amerikan në Tiranë në atë kohë Isha shumë kurioz ta gjeja dhe tani doli që ishte një dokument tjetër në arkivin e Nolit në Kishën e Shën Gjergjit në Boston. Dokumenti origjinal kishte një numër firmash në faqen ballore dhe një numër tjetër në anën e pasme të tij Lef Nosi i ka marrë ata që ishin pas dhe i ka shtuar në pjesën para. Teknologjinë se si është prodhuar se di me saktësi, fotostatike duhet të jetë… Sasia ka qenë e kufizuar një pjesë është nxjerrë në shtije dhe pjesa tjetër i është dhënë personaliteteve. Nuk di të jetë bërë pullë poste. Rëndësinë e shikoj tek fakti që i është dhënë Nolit. Ne kemi prirjen që t’i zhdukim shenjat. Kemi pasur ndërtesa me të vërtetë historike në Tiranë, por po zhduken dalëngadalë. Ne nuk jemi treguar të kujdesshëm për këto gjëra. Unë shpresoj që personi që e ka dokumentin e pavarësisë, një ditë të bindet që është shumë i rëndësishëm të na e japë. Unë kam një hipotezë që ai apo ajo që e ka dokumentin, mendon që Shqipëria nuk është e aftë që t’i ruajë dokumentet dhe nuk i dorëzon. Edhe pse sot ka përmirësime, por shqiptarët nuk e kanë këtë besim”, u shpreh ai.

Image
Dokumenti

Gjithashtu ai u shpreh se në të kaluarën shumë dokumente janë zhdukur edhe për shkak edhe të ndryshimit të regjimit.

“Ka një mungesë respekti për historinë për të shkuarën tonë. Ne nuk e kuptojmë që qoftë edhe një copë letër që përmban histori janë shumë të rëndësishme sepse vetëm ashtu mund të njohim të shkuarën që të dimë se ku shkojmë”, tha Konomi.

Me tej theksoi se: Fan Noli, nga informacione që kam nxjerrë në 23 nëntor 1912 që ka ikur nga Boston dhe shpresonte të takonte njerëzit e Ismail Qemalit. Ai ka prerë një biletë në Austri. Ai i ka bërë një kërkesë kishës ruse të Amerikës, ku thoshte se duhet ë shkoj në Europë për të takuar një komitet shqiptar, dhe kjo më shtyn se donte t’i bashkohej grupit të Ismail Qemalit. Pavarësia u shpall në 28 nëntor dhe ai ishte ende në anije për të shkuar në Liverpul dhe kur merr vesh që pavarësia ishte shpallur anulon udhëtimin në Austri. Ai i shkruan një letër Ismail Qemalit duke i thënë nëse keni nevojë për t’ju ndihmuar. Dimë dy telegrame që i ka dërguar. Ka pasur respekt për atë qeveri dhe në 1913 Noli shkon në Vlorë ka qenë fundi i korrikut dhe është hera e parë që ai shkel në tokën shqiptare dhe në atë kohë Ismail Qemali sapo kishte ardhur nga një udhëtim i gjatë që kishte bërë në Europë dhe ne nuk kemi informacion që ai ta ketë takuar Ismail Qemalin, por është e pamundur që të mos jenë takuar”, tregoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat