Vrasja e Klaudio Prendit, ngjarje që ndodhi në Tiranë në orët e para të së martës (19 Nëntor) i ka kaluar për kompetencë SPAK.
Burime bëjnë me dije se do të jetë Prokuroria e Posaçme që do të hetojë ekzekutimin e 27-vjeçarit.
Ai u vra me armë me silenciator në afërsi të Xhamllikut.
Burimet shprehen se ka dyshime se autorët i përkasin grupi të strukturuar kriminal.