U akuzua për trafikim të të miturve e p*rnografi, kirurgu Dervish Hasi lihet i lirë

Shqipëria

U akuzua për trafikim të të miturve e p*rnografi, kirurgu Dervish Hasi lihet i lirë

Më: 28 nëntor 2024 Në ora: 13:00
Dervish Hasi

Ka lënë qelinë mjeku Dervish Hasi, i cili ra në pranga më 18 janar të këtij viti pasi akuzohej për veprat penale “trafikim të të miturve” dhe “pornografi”.

Avokati i Hasit ka bërë me dije për mediat se klienti i tik ka lënë qelinë para një jave, pasi sipas tij, është shpallur i pafajshëm për veprat penale për të cilat akuzohej.

“Nuk është liruar sot, është liruar para një jave. Mbaroj gjykimi dhe fitoi pafajësinë ai, është liruar, është deklaruar i pafajshëm. Tani nuk ka asnjë akuzë. Nuk është e mitur ajo, unë e kisha thënë me kohë. Ishte një mashtrim, kishin bërë lojë kolegët, e morën në qafë dhe gazetarët lart e poshtë”, ka deklaruar për RTSH-në Roland Islami, avokati i mjekut Dervish Hasi.

Mjeku kirurg ra në pranga për shfrytëzim prostitucioni dhe menjëherë pas ngjarjes u pezullua nga detyra në QSUT.

42 vjeçari njihet nga të gjithë si një besimtar mysliman dhe në shtëpi kishte tre gra të tjera, ndërkohë, të miturën para njerëzve e prezantonte si gruan e tij të katërt. 16 vjeçarja herë pas here shkonte në shtëpinë e mjekut dhe dyshohej se ky i fundit kishte kryer edhe marrëdhënie seksuale me të.

Nga deklaratat e dhëna më herët nga familjarët e të miturës ata thanë se vajza e tyre ishte bindur nga Dervish Hasi dhe shkonte vetë te ai. Dyshohet se ai e kishte manipuluar me terma besimi, duke i premtuar se do te bëhej gruaja e tij e katërt.
Dervish Hasi nuk është një emër i panjohur për autoritetet shqiptare, pasi më herët ai është hetuar nga SPAK sepse dyshohej se ishte i përfshirë në grupin që furnizonte me tritol dhe armë snajper kriminelë brenda dhe jashtë vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat