Festimet për Ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit, opozita “braktis” ceremonitë në Fier

Shqipëria

Festimet për Ditën e Pavarësisë dhe Çlirimit, opozita “braktis” ceremonitë në Fier

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 14:05
Cermonia

29-Nëntori, festa e çlirimit të Shqipërisë është kremtuar edhe në qytetin e Fierit.

Në ceremoninë e zhvilluar në Varrezat e Dëshmorëve janë kryer homazhe nga autoritetet më të larta vendore te cilët kanë vendosur kurora dhe buqeta me lule në obeliskun kushtuar dëshmorëve të Fierit.

Në ceremoninë përkujtimore në Varrezat e Dëshmorëve, homazhe u kryen edhe nga familjarë të dëshmorëve, qytetarë e personalitete të shquara fierake ndërsa opozita nuk ka qenë e pranishme.

Nëse në qytete të tjera të vendit opozita ka festuar e ndarë, në Fier, nuk ka qenë pjesë e festimeve as në Ditën e Pavarësisë e as në Jubileun e 80-të të Çlirimit të Shqipërisë.

Ndërkohë shiu me intensitet të lartë ka bërë që ceremonia të zgjasë vetëm pak minuta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat