Moti i keq/ Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim!

Shqipëria

Moti i keq/ Gurë e inerte në rrugë, ARRSH: Kujdes në qarkullim!

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 15:46

Moti i keq me reshje të dendura shiu ka vështirësuar qarkullimin e automjeteve.

Autoriteti Rrugor Shqiptar informon se reshjet e shiut me intensitet mesatar kanë përshkuar vendin duke sjellë rënie gurësh e inertesh në rrugë të cilat janë pastruar menjëherëpa sjellë probleme në qarkullimin e mjeteve.

Ndërkohë në zonat malorë janë hasur vështirësi për shkak të borës. Në segmentin Ura e Zapodit-Shishtavec, në Bogë-Theth dhe në Tamarë-Vermosh ka pasur reshje dëbore të konsiderueshme.

Grupet e punës me mjetet borëpastruese janë në terren dhe kanë bërë pastrimin e rrugës. ARRSH bën thirrje drejtuesve të mjeteve të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit për shkak të lagështisë në rrugë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat