Gjekmarkaj takime në Mirditë: PD po riorganizohet fuqishëm për betejat që na presin

Shqipëria

Gjekmarkaj takime në Mirditë: PD po riorganizohet fuqishëm për betejat që na presin

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 16:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Drejtuesi politik i PD i qarkut të Lezhës, Agron Gjekmarkaj zhvilloi një takim me qytetarët mirditorë këtë 29 nëntor.

Ai ishte i shoqëruar së bashku me kryetarin e PD në Mirëditë Aleksandër Lala, si dhe kryetarin e Bashkisë, Albert Mëlyshi, ndërsa të pranishëm ishin demokratë të Fanit dhe Kthellës.

Gjatë diskutimit ai theksoi se PD po riorganizohet fuqishëm për betejat që na presin.

“Ndonëse një ditë e ftohtë, dëshira e mirditorve për ndryshim jep shpresë!

Sot së bashku me Kryetarin e PD në Mirditë z. Aleksandër Lala, Kryetarin e Bashkisë, z. Albert Mëlyshi, me demokratë e banorë të Fanit dhe Kthellës, diskutuam për hallet dhe problemet e këtyrë zonave të lënë të mëshirë të fatit nga rilindja.

Energjia elektrike ndërpritet me orë të tëra pas çdo stuhie. Mungesa e ujit të pijshëm, asistencë e hequr për të semurë e paraplegjikë, sherbimi i munguar shendetësor 24 orë, ku para dy muajsh për një gjilpërë të munguar humbi jeten një nënë, janë fakte shqetësuese.

Po kaq probleme në fushën e arsimit,në asfiksi, e shumë tema të tjera si rruget që mungojnë, duke e privuar Mirditën nga turizmi elitar. Për pushtetin lokal që populli i Mirditës ja besoi PD por i prerë në besë nga Rama i cili i bllokon çdo projekt e investim duke trajtuar popullin mirdtitor si armik politik.

PD po riorganozohet fuqishëm për betejat që na presin, arritja e Qeverise Teknike për zgjedhje të lira e të ndershme, ndalimi i shpopullimit, përballje me korrupsionin e krimin e organizuar dhe program ekonomik që nxjerr Mirditën, Lezhën e Kurbinin e bashkë me to gjithë vendin nga tranzicioni, janë qëllimi dhe objektivi ynë të cilin do ta arrijmë me çdo kusht. Fitore”, shkruan Gjekmarkaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat