Shkrumbohet fabrika e këpucëve, raportohet për dëme të shumta materiale

Shqipëria

Shkrumbohet fabrika e këpucëve, raportohet për dëme të shumta materiale

Më: 29 nëntor 2024 Në ora: 22:28
Foto ilustrim

Një fabrikë këpucësh është përfshirë nga flakët dhe për pasojë është djegur plotësisht.

Ngjarja ka ndodhur në Shullaz të Kurbinit, ndërsa sipas informacioneve paraprake raportohet për dëme të shumta materiale. Për fat të mirë nuk ka persona të lënduar.

Në vendin e ngjarjes shkuan mjete të shumta zjarrfikëse, të cilat po luftojnë për të shuar flakët dhe për të parandaluar përhapjen e zjarrit.

Ende nuk dihen arsyet e rënies së zjarrit, ndërsa policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat