Në Fushë të Çajupit ndodhet stani i veçantë, i pari në Shqipëri, i cili është i regjistruar në booking.
Turistët mund të bëjnë rezervimet e tyre për të qëndruar në stanin me dhi dhe për të fjetur atje, këtë e tregoi vetë gazetarja e “Bagëti e Bujqësi”, Rudina Muça.
Gjatë bashkëbisedimit me Pëllumbin, policin e hetimeve i cili braktisi profesionin për të krijuar biznesin me dele, Rudina na zbuloi të fshehtat e stanit të veçantë.
“Kemi 1000 dele, stanin e kemi kthyer në atraksion turistik dhe presim turistë të huaj. Duke parë pjesën e Gjirokastër që kishte kërkesa për turizëm, mendova të bëj punën më të vështirë. Kam punuar në policinë e shtetit, u shkëput dhe tani merrem me këtë biznes.
Atje kam punuar me hetimin e krimit. Arsyeja është sepse njeriu nuk duhet të rrijë në një vend, duhet të bëjmë atë punë që e dimë më mirë. Të dyja punët janë të paragjykuara dhe të vështira”, tha bariu.
Për të mësuar më tepër ndiqni videon: