Dëborë me intensitet të lartë në Librazhd, temperaturat zbresin në -3 gradë C

Shqipëria

Dëborë me intensitet të lartë në Librazhd, temperaturat zbresin në -3 gradë C

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 20:42
Foto nga vendi i ngjarjes

Vazhdojnë me intensitet të lartë reshjet e dëborës në zonat malore të Librazhdit.

Në Fushë Studë trashësia e dëborës ka arritur deri në 20 cm.

Temperaturat aktualisht kanë zbritur deri në -3 gradë, ndërsa pritet të zbresin ende gjatë natës.

Borëpastrueset vijojnë punën për ta mbajtur aksin rrugor nacional Librazhd Peshkopi të hapur.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat