Berisha: Kam prova zyrtare që implikojnë SPAK me krimin

Shqipëria

Berisha: Kam prova zyrtare që implikojnë SPAK me krimin

Më: 30 nëntor 2024 Në ora: 23:39
Sali Berisha

Sali Berisha doli përpara gazetarëve për të njoftuar se ka gjetur provat ku fakton deklaratat e tij se Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion është një organizatë kriminale dhe shigjetuar direkt drejtuesin e saj, Altin Dumani.

Duke cituar pjesë nga dosjet hetimore në të cilat janë zbardhjet nga aplikacionet SKY dhe Enchrochat, në të cilat pretendoi se janë zyrtarë të lartë socialist, Berisha pohoi se veprimet e SPAK kanë amnistuar krime elektorale.

Ndërsa Altin Dumanin, e vendos nën akuzë si të kapur nga grupet kriminale.

Rikthimi në liri ishte fitorja e një beteje, pasi lufta me drejtësinë vijon ku ai është nën akuzë për korrupsion, jo vetëm nga SPAK por edhe nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Kjo ishte konferenca e dytë e Berishës që pas lirimit nga arresti i shtëpisë duke premtuar se aktivitetet publike do të vijojnë me intensitet të lartë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat