Të shtëna me armë zjarri në fshatin Brataj të Vlorës.
Gazetari Enrik Mehmeti raporton se një person ka qëlluar me armë kallashnikov drejt dy të rinjve.
Por famirësisht plumbat nuk kanë prekur asnjë nga dy personat drejt të cilëve u hap zjarr.
Autori i ngjarjes është larguar me shpejtësi dhe mësohet se është fshehur në një zonë të thellë malore.
Në vendngjarje ka mbërritur policia dhe po heton rrethanat e rastit.