Një person raportohet të ketë mbetur i vrarë me armë zjarri pasditen e kësaj të diele në Ndroq të Tiranës.
Lajmi bëhet i ditur nga gazetari i Klan News, Besar Bajraktaraj, sipas të cilit ngjarja ka ndodhur në afërsi të një lokali të zonës.
Po sipas gazetarit, viktima është identifikuar si Alfred Dedja.
Momentalisht nuk dihen rrethanat e ngjarjes së rëndë dhe as identiteti i autorit të saj.
*Të dhënat për këtë ngjarje janë paraprake dhe mund të ndryshojnë.