Policia ka dhënë detaje në lidhje me vrasjen e Alfred Dedjas, 50 vjeç, pasditen e kësaj të diele në Ndroq.
Sipas policisë, ngjarja është shënuar në një lokal në rrethana ende të paqarta.
Autori është identifikuar si Julian Gjoshi ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Dyshohet se shkak për këtë ngjarje është bërë prishja e pazareve të drogës.