Rreth orës 15:30, në aksin rrugor Klos-Burrel, shtetasi D.K., 33 vjeç, duke drejtuar motomjetin e tij, ka humbur kontrollin dhe motomjeti ka dalë nga rruga.
Për pasojë është lënduar jashtë rrezikut për jetën 33-vjeçari.
Ai është transportuar në spital për ndihmë mjekësore.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të këtij rasti.