Ka nisur me një ngjarje të rëndë kriminale muaji dhjetor!
Në orët e pasdites së kësaj të diele, Alfred Dedja rreth 50 vjeç është qëlluar me armë zjarri ndërsa ndodhej në një lokal në fshatin Ndroq të Tiranës.
Pas të shtënave ai ka gjetur vdekjen, ndërsa policia ka identifikuar si autor të dyshuar të krimit shtetasin Julian Gjoshi 27-vjeç. Ky i fundit është larguar menjëherë nga vendngjarja me një mjet tip ML, ngjyrë të zezë, ndërsa policia është vënë në ndjekje.
Nga informacionet e para mendohet se shkak për konfliktin me tyre janë bërë prishja e pazareve të drogës, ndërsa autorit i dyshuar është një emër i njohur për autoritetet e drejtësisë. 27-vjeçari rezulton të ketë precedent të mëparshëm kriminal, ndërsa në vitin 2021 është arrestuar me pistoletë pa leje.
Po ashtu ai rezulton të jetë kunati Altin Hajrit, një nga personat e shumëkërkuar të policisë, që dyshohet për vrasjen dhe zhdukjen e Jani Prengës.
Altin Hajri, pronar kompleksit “Golden” ku dyshohet se u ekzekutua Jani Prenga, del edhe në përgjimet e SKYECC, ku ka pasur komunikime me ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja.
Në dosje, veç të tjerash, rezulton se Hajri kërkonte ndërhyrjen e Çyrbjes për lirimin e kunatit të tij.