Gjobat nga Gjykata e Lartë! Projekti i Kushtetueses, jo më ndëshkime për rekurset, pa u provuar se ka abuzim

Shqipëria

Gjobat nga Gjykata e Lartë! Projekti i Kushtetueses, jo më ndëshkime për rekurset, pa u provuar se ka abuzim

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 20:03
Foto ilustrim

Askush nuk mund të gjobitet nga gjykata e lartë për rekurs të kotë, pa u provuar se ky rekurs është abuzim.

Kjo është ideja e vendimit të gjykatës kushtetuese që ka folur mbi strategjinë e ndëshkimit me gjobë të institucioneve kur rekursojnë çështjet pa i bazuar çka ndikon në stokun e dosjeve.

Si kauz në Gjykatën Kushtetuese është marrë ankimi i avokaturës së shtetit që u gjobit me 50 mijë lekësh  nga gjykata e lartë, mbasi ne dy shkallë një oficer policie i përjashtuar nga detyra kishte fituar rikthimin në punë. Por duke përfaqësuar interesat e shtetit avokatura bëri rekurs në Gjykatën e Lartë dhe diçka e tillë u pa m dyshim nga gjykata e lartë e cila shpalli mos pranim rekursi dhe lënien në fuqi pra kthimin në detyrë të oficerit.

Aplikimi i gjobës ndaj avokaturës së shtetit u godit në kushtetuese dhe me një vendim të para pak ditëve Gjykata Kushtetuese e ka zhbërë masën administrative theksuar se ky institucion ka qenë në ushtrim të detyrës, ka vepruar në bazë të një kërkese  të drejtorisë vendore të Lezhës duke përfaqësuar në këtë mënyrë institucionin që e kishte larguar nga detyra oficerin e policisë, por edhe interesat e shtetit. Për sa i takon vendosjes së gjobave për abuzimin me procesin gjyqësor  gjykata kushtetuese kujton se ajo është një masë administrative e duhur e drejtësisë dhe ka për qëllim shmangien e abuzimeve me procesin gjyqësor.

Gjykata Kushtetuese shton se nëse Gjykata e Lartë vlerëson se gjendet në situatën e abuzimit me rekurset  duhet të analizonte rrethanat që e dëshmojnë këtë gjë  apo qëndrimin keqdashës të institucionit në dëm të qytetarit.

Aktualisht me ndryshimet ligjore parashikohet vendosja e gjobave ndaj kujtdo që shpërdoron të drejtën për rekurs në Gjykatën e Lartë. Kjo konsiderohet si një mjet për të shmangur stokun e dosjeve gjyqësore që deri më tani ka shkuar në 140 mijë çështje në të gjitha gjykatat.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat