Bora deri në 50 cm trashësi në Kukës, disa zona mbeten pa energji elektrike

Shqipëria

Bora deri në 50 cm trashësi në Kukës, disa zona mbeten pa energji elektrike

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 23:19
Kukës

Kukësi është përfshirë nga reshje të dendura dëbore, të cilat kanë bërë që në zonat malore si Shishtaveci, trashësia të arrijë deri në 50 cm.

Dhjetëra fshatra kanë mbetur pa energji elektrike, ndërsa ka rënie gurësh në disa akse duke krijuar vështirësi për qarkullimin. I gjithë territori i Qarkut Kukës është i përfshirë nga reshje shiu me intensitet të ulët dhe reshje bore në lartësinë mbi 450 m.

Si pasojë e këtyre kushteve të motit të gjitha akset nacionale rrugore vazhdojnë të jenë nën trysninë e rënies së gurëve, inerteve dhe ngricave duke krijuar vështirësi në qarkullimin normal të mjeteve në disa segmente rrugore.

Subjektet kontraktore kanë punuar gjatë gjithë kohës me të gjitha kapacitetet për mbajtjen funksionale të tyre. Aktualisht të gjitha akset rrugore nacionale janë të qarkullueshme normalisht.

Nga bashkitë Kukës, Tropojë dhe Has nuk ka raportime për ndonjë problematikë emergjente, ndërsa problemeve me energjinë elektrike kanë fshatrat Zogaj, Kepeneg, Grykë-Çajë, Gdheshtë e Pistë dhe njësitë administrative Bytyq, Golaj, Bushtricë dhe Malzi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat