Vrasja në Tiranë, lidhja e autorit të dyshuar me Altin Hajrin

Shqipëria

Vrasja në Tiranë, lidhja e autorit të dyshuar me Altin Hajrin

Më: 1 dhjetor 2024 Në ora: 23:58
Ilustrim

Alfred Dedja, 50 vjeç u vra pasditen e së dielës në ambientet e një lokali në zonën e Ndroqit në Tiranë.

Tv Klan raporton se autori i ngjarjes dyshohet të jetë Julian Gjoshi nga Shijaku. Autori i dyshuar i ngjarjes ka ardhur dhe ka hyrë në lokal dhe është ulur në një tavolinë tjetër pak metra larg tavolinës ku ishte ulur viktima.

Sipas pamjeve të kamerave të sigurisë, Dedja është ngritur dhe i është afruar Gjoshit.

Dëshmitarët okularë kanë rrëfyer për hetuesit se ata kanë debatuar për pak minuta dhe më pas, Julian Gjoshi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 50-vjeçarit, i cili ka humbur jetën në vend.

Paraprakisht konfirmohet se të paktën 2 plumba e kanë kapur viktimën. Të shtënat me armë kanë shkaktuar panik tek klientët e tjerë, të cilët kanë qenë në lokal. Viktima jetonte mes Shqipërisë dhe Italisë, ndërkohë që kishte njohje të mëparshme me autorin. Ata kanë pasur edhe një konflikt së fundmi.

Motivi ende nuk është zbardhur nga hetuesit, por paraprakisht dyshohet për prishje të pazarve të drogës jashtë vendit. Autori i dyshuar Julian Gjoshi, është me precedentë të mëparshëm penal për “armëmbajtje pa leje” dhe ka bërë 11 muaj burg.

Gjoshi është arrestuar në Janar të 2021-shit. Emri i tij përmendet edhe tek vendimi i Gjykatës së Posaçme për ish-deputetin e PS, Jurgis Çyrbja. Kunati i Gjoshit, Altin Hajri i kërkon ish-deputetit që ta ndihmojë për të liruar nga burgu kunatin e tij. Altin Hajri është në kërkim që prej Janarit të 2020 për rrëmbimin dhe zhdukjen e Jan Prengës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat