Ndërtimet pa leje në zonën e Patokut/ Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet, dërgon për gjykim 8 persona

Shqipëria

Ndërtimet pa leje në zonën e Patokut/ Prokuroria e Lezhës mbyll hetimet, dërgon për gjykim 8 persona

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 09:10
Foto ilustrim

Prokuroria e Lezhës ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen penale për ndërtimet pa leje në zonen e Patokut në Kurbin.

Për gjykim janë dërguar 8 persona, ndaj të cilëve rëndon akuza e shpërdorimit të detyrës, të kryer në bashkëpunim.

Të akuzuarit janë Nikoll Frangaj, Flori Gjini, Xhevalin Fufi, Ndoc Pjetri, Jetmir Mxhika, Shan Preçi, Artur Perdoda, Rivelino Ismajlaj.

Ndërkaq u pushuan hetimet në ngarkim të shtetasve Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gijini, Agustin Kola, Fatjon Frangaj për vepren penale të “Ndërtim pa leje”.

Ndër të tjera, prokuroria vendosi për shuarjen e masës se sigurisë “Detyrim paragitje në policinë gjyqësore” ndaj personave nën hetim Amarildo Tuci, Florgen Gjoka, Françesko Gjoka, Anton Kola, Mario Nikollaj, Bardhok Gjini, Agustin Kola dhe Pushimin e hetimeve ne lidhje me objektin e ndërtuar pa leje në ngarkim të Ded Ulaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat