Koçiu: Procedura Whipple, teknologji e fundit për trajtimet në Spitalin Universitar të Traumës

Shqipëria

Koçiu: Procedura Whipple, teknologji e fundit për trajtimet në Spitalin Universitar të Traumës

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 09:53
Foto nga vendi i ngjarjes

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha sot se në spitalin Universitar të Traumës është diagnostikuar dhe trajtuar kanceri i kokës së pankreasit me procedurën Whipple.

Ministrja shkroi se diagnostikimi dhe ndërhyrja kirurgjikale është kryer në kohë dhe me standardet më të larta.

Njoftimi

“Stafi i kualifikuar dhe i përkushtuar; infrastrukturë e avancuar dhe e mirëorganizuar; teknologji e fundit për diagnostikim dhe imazheri. Mirënjohje stafit mjekësor që realizoi këtë ndërhyrje të suksesshme: kirurgët: Dr. Dritan Çela, Dr. Valmira Abilaliaj, Dr. Dorina Shtjefni, Dr. Ardian Kurti. Reanimatori: Dr. Dritan Muzhadhe Infermierët: Anxhela Lamce, Arta Prendi, Mirela Heti, Flutura Balla”, u shpreh ministrja në një postim në rrjetet sociale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat