Policia e Shkodrës ka arrestuar një 19-vjeçar, të cilit gjatë kontrollit në makinë i është gjetur një thikë dhe dy shkopinj bejsbolli.
Thika dhe dy shkopinjtë i janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.
“Sektori i Policisë Rrugore arrestoi shtetasin D. Ç., 19 vjeç, banues në fshatin Dedaj,
Kjo pasi gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, që e drejtonte pa leje drejtimi, janë gjetur 1 mjet prerës (thikë) dhe 2 shkopinj bejsbolli, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale”, njofton Policia.