“Mos bëni të njëjtat gabime se do ngelni në klasë si me Bashën”, Çupi-Qefalia: Presidenti në shërbim të partisë në pushtet

Shqipëria

“Mos bëni të njëjtat gabime se do ngelni në klasë si me Bashën”, Çupi-Qefalia: Presidenti në shërbim të partisë në pushtet

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 15:23
Dhurata Çupi

Në emisionin “Opinion” në News24, deputetët Xhemal Qefalia (PS) dhe Dhurata Çupi (PD) kanë debatuar lidhur me datën e zgjedhjeve parlamentare të vitit të ardhshëm.

Xhemal Qefalia tha se kur konsiderohet e paragjykuar edhe data e zgjedhjeve, shikoni se çfarë gatuhet te opozita.

Qefalia u shpreh se data e zgjedhjeve është kompetencë e Presidentit.  “E quaj nonsens që përfaqësues të opozitës që edhe duan zgjedhje edhe nuk konsultohen me Presidentin e Republikës”, tha Qefalia. Ai tha se për socialistët nuk ka rëndësi se kur mbahen zgjedhjet, ajo caktohet nga Presidenti duke u bazuar në përcaktimet e Kodit Zgjedhor. Qefalia tha se opozita nga njëra anë nuk shkon në konsultimet me Presidentin dhe në anën tjetër anatemon Kreun e Shtetit.

Por Dhurata Çupi tha se Presidenti ka treguar se mbështet qasjen e Partisë Socialiste. “Presidenti është në shërbim të partisë në pushtet”, tha Çupi.

Ajo tha se kemi një datë të paracaktuar për zgjedhjet, pasi funksionarë të PS-së e kanë deklaruar datën e mbajtjes së zgjedhjeve në Parlament.

“Ne jemi një opozitë e bashkuar, çfarëdo date të vendosi Presidenti ne do të fitojmë zgjedhjet, jo për opozitën, por për vendin. Jemi në pragun e një gremine ekonomike”, tha Çupi. Ajo tha se 108 parti të djathta dhe PPE mbështesin qartë denoncimet që opozita ka bërë në 12 vjet.

Çupi tha se në 12 vite, Edi Rama ka deformuar vullnetin e sovranit.

Debati

Qefalia: Mos bëni të njëjtat gabime se do ngelni në klasë sikundër mbetët me Lulzim Bashën

Çupi: Fakti se disa ligje janë përcaktuar anti-Kushtetuese edhe nga Gjykata Kushtetuese dhe janë dekretuar nga Presidenti tregon se ky President mbështet këtë mazhorancë. Ky President është në shërbim të PS-së, ne komunikojmë me qytetarët.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat