Marin Mema jep alarmin për bazën serbe të Rashkës: Aty njerëzit paguhen për akte terroriste

Shqipëria

Marin Mema jep alarmin për bazën serbe të Rashkës: Aty njerëzit paguhen për akte terroriste

Më: 2 dhjetor 2024 Në ora: 23:00
Marin Mema

Gazetari Marin Mema ishte këtë mbrëmje i ftuar në Top Story ku foli për sulmin e ndodhur në ujësjellësin në Veri të Kosovës.

Marin Mema tha se Serbia përdor sulmet terroriste në Kosovë, për të mos u shfaqur drejtpërdrejtë.

“Rashka është një zonë shumë pranë Novi Pazarit, nga e cila kordinohen të gjitha sulmet në Veri të Kosovës. Është pikërisht spitali i Novi Pazarit që u përdort dhe në rastin e sulmit të Banjskës ku u kuruan të plagosurit. Ajo është pika ku zhvendosen dhe lëvizin të gjitha fijet e shtetit serb në Veri të Kosovës.

Nuk bëjnë më sulm të drejtpërdrejtë. Rasti i Banjskës ishte një sulm i mirëfilltë terrorist. Pra nuk duan të shfaqen kaq drejtpërdrejtë por po përdorin këtë formën tjetër, përmes sulmeve terroriste”, tha Mema.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat