Gazetari Marin Mema ishte këtë mbrëmje i ftuar në Top Story ku foli për sulmin e ndodhur në ujësjellësin në Veri të Kosovës.
Marin Mema tha se Serbia përdor sulmet terroriste në Kosovë, për të mos u shfaqur drejtpërdrejtë.
“Rashka është një zonë shumë pranë Novi Pazarit, nga e cila kordinohen të gjitha sulmet në Veri të Kosovës. Është pikërisht spitali i Novi Pazarit që u përdort dhe në rastin e sulmit të Banjskës ku u kuruan të plagosurit. Ajo është pika ku zhvendosen dhe lëvizin të gjitha fijet e shtetit serb në Veri të Kosovës.
Nuk bëjnë më sulm të drejtpërdrejtë. Rasti i Banjskës ishte një sulm i mirëfilltë terrorist. Pra nuk duan të shfaqen kaq drejtpërdrejtë por po përdorin këtë formën tjetër, përmes sulmeve terroriste”, tha Mema.