Sot votohet nen për nen buxheti i vitit 2025/ Berisha, rikthehet pas 11 muajsh në parlament

Shqipëria

Sot votohet nen për nen buxheti i vitit 2025/ Berisha, rikthehet pas 11 muajsh në parlament

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 07:57
Foto ilustrim

Sot në Kuvend do të kalojë për votim nen për nen buxheti i vitit 2025, i cili parashikohet të mbledhë në arkën e shtetit 7.5 miliard euro.

Në këtë seancë të rëndësishme, do të rikthehet pas 11 muajsh edhe kreu i PD-së Sali Berisha, i liruar nga arresti shtëpiak ditë më parë.

Berisha do të gjejë disa ndryshime në sallë, të ndodhura gjatë kohës që ishte në izolim në shtëpi, kur për deputetët vendoste Bardhi. Një prej tyre lidhet me Lulzim Bashën, që deri në shtator e ka pasur para vetes, në rreshtat e parlamentit. Në këto muaj që kanë mbetur deri në zgjedhjet, Berisha do e ketë Bashën të distancuar, dy rreshta pas tij, pas zhvendosjes që i bëri kreu i grupit parlamentar demokrat.

Në krah të kreut të PD do të jetë deputetja Albana Vokshi dhe Eralda Banon, dikur pjesë e grupit Basha, por e rikthyer në selinë e PD-së për herë të parë që prej qershorit, të hënën e javës që shkoi, ndërsa demokratët përgatiteshin për të bllokuar rrugët e kryeqytetit. Jo larg tij do të vijojë të qëndrojë dhe Flamur Noka, që kreu i demokratëve ia besoi selinë blu, në mungesë të tij.

Seanca e kësaj të marte pritet të jetë e zhurshme ndërsa gjatë miratimit nen për nen të projekt/buxhetit demokratët do të kërkojnë që të përfshijnë dhe 30 amendamentet e tyre, listë që kryesohet prej kërkesës për vendosjen e minimumit jetik 200 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat