Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve Kibernetike, në bashkëpunim me Sektorin për Operacionet Speciale dhe Kërkimim dhe Forcën e Posaçme “Shqiponja” operacioni policor i koduar “Bad spin 6”.
Gjatë këtij operacioni, bazuar në inteligjencën policore, janë identifikuar subjekte dhe shtetas që kryejnë aktivitetin e paligjshëm të organizimit dhe përshtatjes së ambjenteve për organizimin e lotarive të palejuara (baste sportive online), në zona të ndryshme të Tiranës.
Gjatë kontrolleve të ushtruara në këto subjekte, është bërë kapja dhe arrestimi në flagrancë i 4 shtetasve të implikuar në këtë veprimtari kriminale:
27 vjeç, 32 vjeç, 57 vjeç, 37 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.
Gjithashtu u procedua në gjendje të lirë shtetasi 21 vjeç.
5 aparatet celulare të këtyre shtetasve u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan prokurorisë.