Amendamenti i Berishës për investimet publike, Braçe në Kuvend: Propozimi s’ka lidhje me nenin 2 të buxhetit

Shqipëria

Amendamenti i Berishës për investimet publike, Braçe në Kuvend: Propozimi s’ka lidhje me nenin 2 të buxhetit

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 10:58
Erion Braçe

Deputeti i PS, Erion Braçe thotë se amendamenti i propozuar nga Sali Berisha për pezullimin e prokurimeve për investimeve publike të qeverisjes vendore nuk ka lidhje me nenin 2 të projektbuxhetit të vitit 2025.

Në sallën e Kuvendit, ku po diskutohet për këtë amendament, ai e cilësoi si tallje.

Elisa Spiropali: Do të votojmë dy amendamente të paraqitura nga deputeti Sali Berisha. Amendamenti i parë, në nenin 2 shtohet neni 2.1, ku propozohet pezullimi i të gjitha prokurimeve për investimet publike të qeverisjes vendore deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik të Shqipërisë. Ky ndryshim të pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit.

Erion Braçe: Neni 2 thotë qartazi se buxheti i shtetit për 2025 është të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti dhe i referohet nenit 1. Propozimi që është bërë s’ka lidhje me këtë nen. Porpozimi s’ka lidhje. Tallje me këtë nen.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat