Deputeti i PS, Erion Braçe thotë se amendamenti i propozuar nga Sali Berisha për pezullimin e prokurimeve për investimeve publike të qeverisjes vendore nuk ka lidhje me nenin 2 të projektbuxhetit të vitit 2025.
Në sallën e Kuvendit, ku po diskutohet për këtë amendament, ai e cilësoi si tallje.
Elisa Spiropali: Do të votojmë dy amendamente të paraqitura nga deputeti Sali Berisha. Amendamenti i parë, në nenin 2 shtohet neni 2.1, ku propozohet pezullimi i të gjitha prokurimeve për investimet publike të qeverisjes vendore deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik të Shqipërisë. Ky ndryshim të pasqyrohet në të gjitha nenet, tabelat dhe anekset shoqëruese të ligjit.
Erion Braçe: Neni 2 thotë qartazi se buxheti i shtetit për 2025 është të ardhurat, shpenzimet dhe deficiti dhe i referohet nenit 1. Propozimi që është bërë s’ka lidhje me këtë nen. Porpozimi s’ka lidhje. Tallje me këtë nen.