Sali Berisha mban fjalën në Kuvend.
Berisha: Kishit mbështetjen e atyre që ishin larguar nga parimet e lirisë së atij kombi dhe ndiqnin agjendën e Sorosit. Ju, më 21 dhjetor votuat për të kompletuar grushtin e shtetit ndaj opozitës, por ja ku jam. Unë vij këtu me mesazhin e fitores, vij fitimtar për të udhëhequr opozitën drejt fitores.
Edi Rama nxin aty si metamorfoza, nxin si hajduti më i madh në historinë e kombit shqiptar, si armiku më i egër i qenies shqiptare në kohëra. Nxin sepse në 12 vite u angazhua me të gjitha mjetet për të dhunuar, për të kontrolluar vullnetin politik të shqiptareve, njëlloj si etërit e tij. U angazhua për të vjedhur fondet publike, për t’u bërë miliarder, u angazhua në mënyrë makabre kundër Kosovës, u angazhua duke përdorur armiq, persekutorë të Donald Trump si McGonigal kundër Sali Berishës dhe shqiptarëve.
U angazhua duke shpenzuar miliona kundër një opozite që ishte në kod, në kushtetutë, pushteti moral i vendit, pa të cilën demokracia s’mund të ekzistojë. Sot jeni të dështuar, sot ju përfaqësoni ata që vrasin 14 vjeçarin dhe nuk mbani një minutë heshtje për shpirtin e tij të pafajshëm. Përfaqësoni oficerin e paguar si snajper për të ekzekutuar biznesmenin. Përfaqësoni ata që ndajnë një rrugë për shumë kontrata për të vjedhur. Rrogat tuaja janë të barabarta me 50, 70 pensione. E kuptoni ku keni arritur? Reagimi juaj si kope ‘o burra të shpëtojmë’ për të votuar, por nuk shpëtoni dot.
Si sillni një buxhet, për 800 mijë njerëz që marrin një pension sa çmerr gjermani për qenin e shtëpisë. Si mundet? Jeni të dështuar. A e kuptoni se të sëmurët në spitali vdesin nga mungesa e ilaçeve. A e kuptoni ju se Shqipëria është vendi më i pasur në rajon, kurse pensionistët janë njerëzit më të përçmuar, përbuzur dhe të mjeruar të rajonit dhe botës.
Si mund të miratohet ky buxhet? Kush mund ta bëjë këtë, vetëm ata që kanë tmerr nga njerëzit. S’ke mëshirë ti, ti nuk numëron dot apartamentet tua. Nuk je i vetmi, padrino është Edi Rama. Jeni çeta e tij. 8.2 miliardë euro, si mund të votoni këtë buxhet dhe mos të rrisni pensionet? Ju lash me disa emra, ju gjeta me disa emra të tjerë.