PS rrëzon amendamentin e Berishës, Shalsi: E kishe shansin Sali 8 vjet, koha jote ka perënduar tani

Shqipëria

PS rrëzon amendamentin e Berishës, Shalsi: E kishe shansin Sali 8 vjet, koha jote ka perënduar tani

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 11:02
Eduard Shalsi

Maxhoranca ka rrëzuar amendamentin e kryetarit të PD-së Sali Berisha për vendosjen e minimumit jetik 200 euro për çdo qytetar.

Amendamenti mori 36 vota pro të opozitës dhe 72 kundër të shumicës.

Rrëzimi i amendamentit u paralajmëruar nga kreu i komisionit të Ekonomisë, Eduard Shalsi.

Sali Berisha i kishte të gjitha mundësitë që pas disfatës lapidare të 2013 të tërhiqej nga jeta politike dhe ti hapte rrugën dikujt prej jush që në fakt e bëri për Lulin por siç e bëri ashtu dhe e zhbëri. Unë e di shumë mirë se çfarë mendon për Sali Berishën pjesa më e madhe juaja. Ky i ashtuquajti rikthim është konfirmim i dështimit të tij politik. E humbe shansin Sali. Ju jeni mjaftueshmërisht të zgjuar se koha e Saliut ka perënduar njëherë e mirë. I kishte Saliu në dorë edhe minimumin jetik, edhe kompensimin e të përndjekurve dhe ish-pronarëve. Ti Sali vazhdon mban peng një grup parlamentar dhe një popull opozitar që ka një nevojë ulëritëse për t’u përfaqësuar”, tha Shalsi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat