Rrëzohen me 72 vota dy amendamentet e propozuara nga Sali Berisha për projekt buxhetin e vitit 2025.
Amendamenti i parë për “Pezullimim e të gjitha prokurimet për investime publike luksi të qeverisjes qëndrore, deri në momentin e miratimit me ligj të masës financiare të minimumit jetik në Republikën e Shqipërisë”, mori 36 vota pro.
72 ishin kundër.
Ndërsa amendamenti i dytë për “Ndalimin e çdo pagese për shpenzime operative luksi të qeverisjes qendrore, deri në momentin e rritjes reale të pensioneve”, mori 37 vota pro dhe 72 kundër.