Shqipëria pozicionohet midis vendeve me risk të ulët për pastrimin e parave dhe të terrorizmit.
Raporti i fundit i indeksit të bazelit për Qeverisje për vitin 2024, i cili paraqet një vlerësim të rreziqeve globale të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit, si dhe progresit sipas vendeve ndër vite e ka vlerësuar Shqipërinë me 4.35 pikë duke u renditur në hartën e vendeve me risk të ulët. Metodologjia e përdorur për renditjen e vendeve është sipas një një sistemi pikëzimi nga 0 – 10, ku 10 tregon nivelin më të lartë të riskut.
Nga të dhënat konstatohet se Shqipëria ka përmirësuar ndjehsëm renditjen në një dekadë duke u futur tashmë në vendet që ka risk të ulët. Progresi i arritur nga Shqipëria është i prekshëm, dhe është rezultat i masave të ndërmarra nga vendi ynë, sidomos në kuadër të përmbushjes së rekomandimeve të FATF dhe Moneyval që zënë peshën kryesore në këtë vlerësim me 65%.
Vendi ynë ka bërë përmirësime të mëtejshme në përmirësimin e kuadrit ligjor dhe rregullator me angazhimin dhe të ekspertëve ndërkombëtarë .Shqipëria është renditur më mirë në krahasim me disa vende europine por edhe me disa vende të rajonit .Nëse bëjmë një renditje duke nisur nga vendi me rrezik më të ulët Shqipëria pozicionohet më mirë edhe se Italia ,Hollanda, Hungaria, Kroacia, Bullgaria.
Indeksi bazohet në një metodologji të përbërë, me 18 tregues të kategorizuar në pesë fusha si Cilësia e kuadrit ligjor,Ryshfeti dhe Korrupsioni,Transparenca dhe Standardet Financiare ,
Transparenca dhe Përgjegjësia Publike si dhe Risqet Ligjore e Politike.
Raporti i indexit të Bazelit ndër vite, ka fituar një reputacion të lartë në perceptimin publik, merret shpesh herë si pikë referimi dhe përdoret herë pas here edhe si bazë referuese nga subjekte/grupime financiare, në kudër të përcaktimit të rrezikut që paraqesin juridiksione të ndryshme.