Berisha për maxhorancën: Sikur je në një sallon mode, qerpikë artificialë, bizhu dhe parfume të kushtueshme

Shqipëria

Berisha për maxhorancën: Sikur je në një sallon mode, qerpikë artificialë, bizhu dhe parfume të kushtueshme

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 12:18
Kreu i PD-së, Sali Berisha

Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar maxhorancën se e ka kthyer Kuvendin e Shqipërisë në sallon bukurie, duke u shprehur se aty bëhet paradë.

“Luksi i tepruar është haram në të gjitha besimet”, u shpreh ish-kryeministri, i cili shtoi se “Unë shkoj aty në platformë, mezi qëndroj nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme.”

Berisha theksoi se në Parlament bëhet paradë luksi, bizhush e parfumesh, ndërsa shtoi se qeveritarët shpenzojnë për qerpikë artificialë 150 mijë euro në javë.

Sali BerishaPër këta njerëz nuk ekziston qytetarët, pensionisti, fermeri. Është elitë e botës së krimit, që jetojnë në luksin e shfrenuar. Nuk ka shpresa që të ketë ndryshime. Këta janë njerëz që nuk dëgjojnë as zërin e Zotit, as të xhamisë, as të kishës, as të teqesë, të njeriut. Janë verbuar nga luksi.

Këta janë një grup bixhozxhinjsh që lënë shuma përrallore në kazino dhe mejhane dhe nuk duan t’ia dinë për pensionet.

Unë shkoj aty në platformë, mezi qëndroj nga aromat, nga gërshetimi i aromave të parfumeve më të kushtueshme.

Aty bëhet një paradë luksi, bizhush, parfumesh sikur je në një sallon mode dhe jo në një parlament përfaqësues të qytetarëve.

Nuk mund t’ia dijë Edi Rama kur blen stolinë e oborrit 4 milionë euro. Nuk mund t’ia dijë Edi Rama kur shpenzon 21 milionë euro udhëtime me Ismailin e famshëm.

Nuk mund t’ia dinë ministret që ulen në tavolinë me biftekun 1 mijë euro. Nuk mund t’ia dinë qeveritarët që shpenzojnë për qerpikë artificialë 150 mijë euro në javë. Luksi i tepruar është haram në të gjitha besimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat