Sipas Kryeministrit Edi Rama, rreth 51 mijë pensionistë kanë tërhequr bonusin e fundvitit.
“51,357 pensionistë në të gjithë vendin kanë tërhequr bonusin e fundvitit.
Në ditët në vijim i gjithë fondi prej 100 milionë Eurosh do t’u shpërndahet 724,933 pensionistëve, ku falë rritjes ekonomike 511,173 pensionistë do të marrin trefishin e një viti më parë dhe 213,760 pensionistë do të marrin dyfishin e një viti më parë.
Dhe si në asnjë vit më parë, pensionistët vitin e ardhshëm do të marrin dy bonuse, në pranverë dhe dimër”, ka shkruar Rama.