A do të japësh dorëheqjen? Kryebashkiaku socialist flet pas daljes nga SPAK

Shqipëria

A do të japësh dorëheqjen? Kryebashkiaku socialist flet pas daljes nga SPAK

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 13:19
Eduart Duro në të majtë, i shoqëruar nga avokati në të djathtë

Disa javë pas marrjes si i pandehur nga Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion, kryebashkiaku i Devollit, Eduard Duro, është paraqitur këtë të martë sërish në organin e akuzës. Pas qëndrimit për rreth 2 orë në SPAK, Duro deklaroi në dalje të godinës se ishte thirrur për t’u njohur me përfundimin e hetimeve.

I pyetur nëse do të japë dorëheqjen nga posti i kryebashkiakut, Duro tha shkurtimisht se do të qëndronte në detyrë.

Kryebashkiaku socialist përballet me akuzën e shpërdorimit të detyrës, të ngritur nga SPAK pas licencimit të një biznesi karburanti, i cili, sipas akuzave, rezulton të jetë ndërtuar pa leje ndërtimi.

SPAK ka nisur hetimet mbi kryebashkiakun e Devollit pas një kallëzimi të bërë nga një subjekt tjetër, duke ngritur dyshime mbi ligjshmërinë e procesit të licencimit të karburantit.

Në lidhje me këtë çështje, Duro ka bërë një reagim zyrtar, ku ka theksuar se është sektori i tatim-taksave që ka dhënë autorizim për shitje karburanti brenda dhe në përputhje me ligjin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat