Jorida Tabaku ka kërkuar një minutë heshtje në Kuvend për ndarjen e parakohshme nga jeta të anëtarit të Këshillit Bashkiak të Tiranës, Arben Tafaj, kryetar i shoqatës “Tirana”.
Kjo kërkesë është kundërshtuar nga ministri Taulant Balla, i cili kërkoi që ky nderim të bëhej një moment tjetër, “më të përshtatshëm”.
Tabaku: Në emër të grupit parlamentar të PD dua të propozoj të mbajmë një minutë heshtje për ndarjen nga jeta të zotin Arben Tafaj. Ishte kryetari i shoqatës Tirana, intelektual, kontribuues i vjetër i qytetit, që jo vetëm i bënte bashkë të gjithë politikën, por edhe përfaqësuesit e të gjitha krahinave në Tiranë. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka mbështetjen e të gjitha forcave politike për të mbajtur një minutë heshtje. Ngushëllimet e anëtarëve të parlamentit shkojnë për familjen dhe fëmijët e tij.
Balla: Jam dakord që figura e një ndër familjeve më të nderuara të Tiranës e meriton një minutë heshtje, por edhe si koleg në politik. E kam kërkuar edhe në mëngjes fjalën, por nuk m’u dha. Kjo historia e minutës së heshtjes është bërë qesharake. Në rregulloren e Kuvendit është shkuar se kërkohet nga çdo deputet, por nuk jepet menjëherë. Diskutohet se kur mund të mbahet, një kohë të përshtatshme, në respekt të atij për të cilin kërkojmë këtë minutë heshtje. Zonja kryetare e Kuvendit do kërkoja që në një moment që salla të jetë siç i takon figurës së personalitetit në fjalë, dhe mos bëhen akte qesharake siç u bë në mëngjes, që personi që ka akuzuar tjetrin për spiun, kërkohet të mbahet minutë heshtje për të shkretin.