Dy persona, 34 dhe 33 vjeç, janë proceduar penalisht për një konflikt të ndodhur në një lokal në Korçë.
Sipas policisë, 33 vjeçari Elion File, me detyrë punonjës i Policisë Ushtarake, ka kanosur me armën e shërbimit një person për motive të dobëta.
Ndërsa 34 vjeçari Mikel Ciko e kishte punësuar në mënyrë të paligjshme oficerin si punonjës sigurie në lokal.
Arma e shërbimit e oficerit u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.