I dhanë kanabis 14 vjeçarit dhe përfundoi në spital, e pësojnë dy të rinjtë në Gjirokastër

Shqipëria

I dhanë kanabis 14 vjeçarit dhe përfundoi në spital, e pësojnë dy të rinjtë në Gjirokastër

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 14:47
Foto ilustrim

Dy të rinj, 16 dhe 22 vjeç, janë proceduar penalisht nga policia e Gjirokastrës.

Sipas policisë, 16-vjeçari dyshohet se i ka dhënë kanabis një 14-vjeçari, i cili pas konsumimit të saj është paraqitur në spital me probleme shëndetësore, ndërsa 22-vjeçari ka qenë prezent gjatë këtij rasti, por nuk ka ndërhyrë dhe as nuk ka kallëzuar në polici.

14-vjeçari mori mjekim dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Gjatë kontrollit të banesës, shërbimet e policisë i kanë gjetur dhe sekuestruar 16-vjeçarit, një sasi të vogël kanabisi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat