Parandalohet ngjarje e mundshme kriminale në Kurbin.
Uniformat blu bëjnë me dije se një 21-vjeçar, i identifikuar me emrin Adrea Korriku, i cili qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri për të cilin dyshohej se do të kryente ngjarje kriminale, sapo pa policinë braktisi automjetin e tij dhe u arratis.
Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti një armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.
Ndërkohë që vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit.