Dyshohet se ishte nisur për të kryer vrasje! Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin, 21-vjeçari qarkullonte i armatosur

Shqipëria

Dyshohet se ishte nisur për të kryer vrasje! Parandalohet ngjarja kriminale në Kurbin, 21-vjeçari qarkullonte i armatosur

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 15:57
Foto ilustrim

Parandalohet ngjarje e mundshme kriminale në Kurbin.

Uniformat blu bëjnë me dije se një 21-vjeçar, i identifikuar me emrin Adrea Korriku, i cili qarkullonte me automjet i armatosur me armë zjarri për të cilin dyshohej se do të kryente ngjarje kriminale, sapo pa policinë braktisi automjetin e tij dhe u arratis.

Gjatë kontrollit në automjet, Policia gjeti një armë zjarri pushkë me fishekë dhe një sasi fishekësh pistolete.

Ndërkohë që vijon puna për kapjen e 21-vjeçarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat