Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës ‘Fan Noli’/ Qytetarët dalin sërish në protestë: Drejtësi për Martinin!

Shqipëria

Vrasja e 14-vjeçarit pranë shkollës ‘Fan Noli’/ Qytetarët dalin sërish në protestë: Drejtësi për Martinin!

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 18:41
Foto nga vendi i ngjarjes

Qytetarët kanë dalë sërish sot në protestë për të kërkuar drejtësi për vrasjen e 14-vjeçarit, Martin Cani, i cili u vra pranë shkollës Fan Noli në kryeqytet.

Martini u vra me thikë nga bashkëmoshatari i tij, Mario Përlleshi.

Sot është protesta e katërt që mbahet për vrasjen e Martinit. Prindër dhe qytetarë kërkojnë më shumë siguri në shkolla.

Qytetarët e nisën marshimin nga shkolla Fan Noli, më pas ata u drejtuan para ministrisë së Arsimit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat