Me 75 vota pro dhe 24 kundër, është miratuar këtë të partë buxheti për vitin 2025.
Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ai se shprehet se ky është buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptarë.
Ndër të tjera Bardhi shprehet se ky është buxheti kundër pensionistëve, fermerëve, të rinjve, studentëve, bizneseve, ish të përndjekurve mësuesve, etj.
Reagimi i Bardhit:
Buxheti i miratuar për vitin 2025 është buxheti i mirëqenies personale të Edi Ramës dhe një grushti njerëzish rreth tij, dhe buxheti i thellimit të varfërisë për qytetarët shqiptar.
Vota e Edi Ramës dhe deputetëve të tij kundër 34 propozimeve të bëra nga Grupi Parlamemtar i PD në Buxhetin e Shtetit 2025 nuk është votë kundër deputetëve të opozitës, por është votë:
kundër pensionistëve,
kundër fermerëve,
kundër të rinjëve,
kundër studentëve,
kundër bizneseve,
kundër ish- të përndjekurve,
kundër pronarëve,
kundër shërbimit cilësor shëndetësor apo arsimor,
kudër qytetarëve në nevojë dhe në varfëri ekstreme,
kundër minatorëve,
kundër mësuesve apo kundër mjekëve.
Në vitin e 12 të qeverisjes, edhe me Buxhetin e fundit të qeverisë së tij, Edi Rama provojë edhe njëherë se është në pushtet për mirëqenien e tij dhe rrethit pranë tij, dhe asnjë ditë për mirëqenien e qytetarëve. Në 12 vite vetëm kundër qytetarëve, kundër interesit publik, kundër Shqipërisë.