Thyhet MATRIX, Karamuço: Tjetër “tërmet”, do zbulohen vrasje dhe zhdukje të njerëzve

Shqipëria

Thyhet MATRIX, Karamuço: Tjetër “tërmet”, do zbulohen vrasje dhe zhdukje të njerëzve

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 22:21
Ervin Karamuço

Një ekip i përbashkët hetimor (JIT), që përfshin autoritetet franceze dhe holandeze, ka çmontuar një tjetër shërbim të sofistikuar mesazhesh të koduara, MATRIX.

Infrastruktura për të ekzekutuar MATRIX përbëhej nga më shumë se 40 serverë në disa vende me serverë të rëndësishëm që gjenden në Francë dhe Gjermani, sipas EUROPOL-it.

Eksperti i kriminalistikës Ervin Karamuço foli në Euronews Albania, për thyerjen e këtij rrjeti komunikimi.

Ai tha se pas daljes së të dhënave nga MATRIX do kemi një tjetër “tërmet” sepse sipas tij do të ketë informacione që do të tronditin shumë persona se do flasim për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mënyrën si janë vrarë njerëzit, për mënyrën si janë zhdukur njerëzit ose si janë gjymtuar para se të zhdukeshin.

“MATRIX do të rivelojë lidhjet më të fuqishme të vrasësve shqiptarë dhe atyre ndërkombëtar. Mendoj që nuk është vetëm grupi i Elbasanit që ka përdorur MATRIX por janë dhe grupe të tjera si ato të jugut në Fier dhe Vlorë”.

“Ky do jetë një tjetër “tërmet” por në nivele dhe për informacione që do të tronditin shumë persona sepse do flasim për ngjarje të tmerrshme që kanë ndodhur në Shqipëri, për mënyrën si janë vrarë njerëzit, për mënyrën si janë zhdukur njerëzit ose si janë gjymtuar para se të zhdukeshin”, deklaroi Karamuço.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat