Shehaj: Nëse luftohet paraja e pisët dhe rritet euro, Buxheti i 2025 shkon për…

Shqipëria

Shehaj: Nëse luftohet paraja e pisët dhe rritet euro, Buxheti i 2025 shkon për…

Më: 3 dhjetor 2024 Në ora: 22:25
Brisida Shehaj, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve

Në emisionin “Open” në News24 është diskutuar lidhur me buxhetin e shtetit për vitin 2025, që u miratua nga Kuvendi me 75 vota pro dhe 24 kundër. Gjatë seancës u rrëzuan të gjitha amendamentet e propozuara nga opozita, që u konsideruan si populiste nga mazhoranca socialiste. Ministri i Financave tha se nëse do të pranoheshin amendamentet e opozitës buxheti do të kthehej në një “buxhet piramidal”.

Brisida Shehaj, ish-Drejtoreshë e Përgjithshme e Tatimeve, duke folur për buxhetin tha se opozita paraqiti 34 amendamente, duke sugjeruar madje edhe ku do të gjendeshin fondet.

“Opozita ka bërë gjënë më serioze, ka shpalosur vizionin. Opozita ka kërkuar investimet te familja, te individi, pra që të mbështetet ai pensionisti që sot s’ka bukë të hajë”, tha Shehaj.

Ajo tha se nëse deri dje vareshim nga energjia, binte apo jo shi, sot varemi nga lekët e pista.

Shehaj u shpreh se nëse do të kishim një Qeveri të përgjegjshme që do të luftonte paratë e pista, automatikisht do të forcohet euro dhe ky buxhet shkon në atë formë sa nuk e mendojnë dot asnjë nga këta arrogantët që rrëzuan amendamentet.

“Edhe ky bonusi për pensionistët është i bazuar në humorin e Qeverisë. Duhet të rriste pensionet, në mënyrë që të përballohet kostoja e jetesës”, tha Shehaj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat